Skuadra nga Kosova, Drita FC sonte luan ndeshjen e fundit të fazës së ligës në UEFA Conference, ku si kundërshtar ka Rayo Vallecano.
Kjo ndeshje zhvillohet në Madrid nga ora 21:00.
Drita synon së paku një pikë, për ta siguruar play-offin. Skuadra nga Kosova është në pozitën e 19-të me tetë pikë.
Kurse, skuadra spanjolle ka 10 pikë në pozitën e 7-të.