Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Një kullë në stilin e Trumpit në Beograd, por serbët po e kundërshtojnë

Një kullë në stilin e Trumpit në Beograd, por serbët po e kundërshtojnë

Dhëndëri i ish-presidentit amerikan Jered Kushner po planifikon ta rindërtojë memorialin e bombardimeve të NATOS-së nw kryeqytetin serb.

 

Për shumë serbë, kjo do të nënkuptonte, sikur talebanët do të donin të ndërtonin një kompleks të apartamenteve luksoze në vendin e Kullave Binjake në Neë York.  Fjala është për një projekt të propozuar nga Jared Kushner dhëndëri i ish presidentit amerikan Donald Trump dhe Richard Grenell një aleat kyç i Tumpit.

 

Sipas gazetës politico, me këtë investim parashihet demolomi i ish-ndërtesës kryesore të Ushtrisë Jugosllave, e cila deri më tani është lënë në të njëjtën gjendje, si një memorial për të përkujtuar vuajtjet e serbëve gjatë bombardimeve të NATO-së, në Beograd në vitin 1999. Kështu në vend të saj parashihet që të ndërtohet një kompleks i apartamenteve dhe zyrave luksoze në stilin e kullave të Trumpit.

Mirëpo ky propozim, vazhdon gazeta në fjale ka shkaktuar një zemërim në Serbi, kryesisht sipas qytetarëve të qytetit të Beogradit për rëndësinë historike që ajo e përfaqëson. “Është e shokuese dhe e turpshme, që vendi ku njerëzit u vranë dhe u bombarduan të shndërrohet në një vend me xhakuzi dhe kazino,”  ka deklaruar Aleksandar Jovanović Ćuta, një politikan opozitar, i cili ishte i pari që publikoi informatat për këtë investim.

Sipas, dokumenteve të zbuluara nga Jovanović, negociatat kanë qenë duke u zhvilluar të paktën që nga viti 2022. Ndërkohë, pas rrjedhjes fillestare, Kushner e ka konfirmuar lajmin duke ndarë projeksionet digjitale të planeve të zhvillimit në X, ku përfshihen edhe projekte në Shqipëri.

“I ngazëllyer për të ndarë disa imazhe të hershme të dizajnit,” ka shkruar Kushner në faqen e mediave sociale, duke ndarë një foto të dy kullave të ndriçuara që teleskopojnë në horizontin e Beogradit.

Sidoqoftë, arsyeja e këtij disponimi armiqësor ndaj këtij investimi dëshmon për pamundësinë shoqërisë serbë për ta përjetuar katarsisin e domosdoshëm moral dhe politik për krimet e shkaktuara ndaj tjerëve. Sepse, ajo ndërtesë nuk është simbol i vuajtjeve serbe, por shtab ku u përgatiten planet gjenocidale ndaj të popujve të tjerë të ish-Federatës Jugosllave.

 

 

 

 

Themes by WordPress