Një person është vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur në një sulm ukrainas në Belgorod.
Kështu ka bërë të ditur guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, i cili tha se u dëmtuan tri ndërtesa, pesë objekte tregtare dhe 20 makina, shkruan Sky News.
Tre civilë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën të hënën, tha ai, kur sipas tij, predhat ukrainase goditën një fshat në rajon të quajtur Nikolskoye.