Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjurgjevik të Madh të Klinës.
Lajmin për Tv Arbëria e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 06:10 minuta kemi marrë informacion për një aksident në fshatin Gjergjevik i madh i Klinës ku janë përfshirë një autobus udhëtarësh dhe një veturë, ku lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët janë transferuar në Spitalin e Pjesës, ku atje ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e një personi”, tha Gashi.