Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Llozicë.Zëdhënësi rajonal i policisë në Gjakovë Sheremet Elezaj, tha për media se menjëherë pas marrjes së informacionit, policia dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendngjarje.
Sipas të dhënave të para, në aksident është përfshirë një motoçikletë.
“Sot rreth orës 13:40, në rrugën Pejë-Prishtinë, në fshatin Llozicë, është raportuar një aksident i rëndë trafiku. Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendngjarje, ku personeli mjekësorë ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas të dhënave të para, në aksident është përfshirë një motoçikletë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, ndërsa Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin” tha Elezaj.