Një burrë ka vdekur dhe dy të tjerë, përfshirë një britanik, janë plagosur nga një sulm me thikë dhe çekiç në një rrugë në qendër të Parisit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmi ndodhi pranë Kullës Eifel pak para orës 21:00 me orën lokale të shtunën.
Dhe ndërkohë janë publikuar disa pamje që thuhet se tregojnë policinë e armatosur duke iu afruar një të dyshuari në Avenue du Président-Kennedy aty pranë.
Burri, i veshur i gjithi me të zeza, duket se mbante një thikë.