Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Një i mitur therë me thikë dy bashkëmoshatarë në Podujevë

Një i mitur therë me thikë dy bashkëmoshatarë në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur ka therë me thikë dy bashkëmoshatarë të tij në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë të martën.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur për shkak se kishte therur me mjetë të prehtë-  thikë dy viktimat të mitur. Si pasojë e sulmit dy viktimat kanë pësuar lëndime dhe ndihmën e parë e kanë marrë në emergjencën e qytetit pastaj janë dërguar edhe në QKUK. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet nga Policia.