Një incident është raportuar më të mërkurën në fshatin Rapç të Dragashit, gjatë manifestimit tradicional për Ditën e Shëngjergjit, ku morën pjesë shumë qytetarë.
Sipas Policisë, një person i mitur është identifikuar duke mbajtur veshur një triko me përmbajtje nacionaliste serbe, gjë që ka shkaktuar shqetësim dhe pakënaqësi te të pranishmit.
Ky veprim është cilësuar si nxitje e përçarjes dhe mosdurimit ndëretnik.
I mituri është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar në prani të avokatit të tij.
Pas konsultimit me prokurorin për të mitur, është vendosur që ai të lirohet në procedurë të rregullt.