Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Një hartë në Gjermani paraqet Shqipërinë dhe Kosovën si një të vetme

Një hartë në Gjermani paraqet Shqipërinë dhe Kosovën si një të vetme

Një emigrant shqiptar ka publikuar një video nga veriu i Gjermanisë, konkretisht nga rajoni i Schleswig-Holstein, ku shfaqet një hartë në të cilën Shqipëria dhe Kosova paraqiten si një territor i vetëm, pa ndarje kufitare.

Sipas pamjeve të publikuara, kufiri mes dy vendeve nuk është i shënuar, duke krijuar përshtypjen se ato janë të bashkuara në një hartë të vetme.

Videoja po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale, kryesisht si një kuriozitet, dhe ka hapur diskutime të ndryshme mbi mënyrën se si kufijtë shtetërorë pasqyrohen në harta të ndryshme, në varësi të vendit ku ato prodhohen.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by X-Media (@xmedia.al)