Një grua 56-vjeçare ka humbur jetën në Gjermani në një aksident tragjik gjatë hedhjes me paragllajd në Tirol të Austrisë.
Sipas policisë gjermane, ngjarja ndodhi të premten rreth orës 10:00 në malin Elfer, gruaja humbi kontrollin e paragllajdit, u përplas me një pemë dhe pësoi lëndime fatale, raporton Bild
Trupi i saj u zbulua nga një këmbësor, i cili e pa të varur rreth 40 metra lart në një pemë dhe njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës.