Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Një grua sulmohet fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe dëbohet nga shtëpia, s’ka të arrestuar

Një grua sulmohet fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe dëbohet nga shtëpia, s’ka të arrestuar

Një grua në Prishtinë është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe është dëbuar nga shtëpia.

Policia e Kosovës tha se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk është arrestuar askush për rastin.

“Prishtinë  14.02.2025 – 21:40. Më 20.02.2025 është raportuar se një femër kosovare është sulmuar fizikisht dhe është dëbuar nga shtëpia nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.