Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Një grua në Obiliq raporton në Polici se u dhunua nga burri me të cilin bashkëjetonte

Një grua në Obiliq raporton në Polici se u dhunua nga burri me të cilin bashkëjetonte

Një grua ka raportuar në Polici se është dhunuar nga burri me të cilin ishte duke bashkëjetuar prej katër muajsh.

Rasti ka ndodhur në Obiliq. I njëjti edhe e ka kanosur viktimën, shkruan teve1.info.

“DHUNIM – Obiliq 25.07.2024 – 13:30.  Me 26.07.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin është duke bashkëjetuar prej 4 muajsh, ka shkaktuar dhunë dhe duke e kanosur e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Viktima është dërguar për egazminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.