Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, është regjistruar një rast i kanosjes, shkruan Arbëria TV.
Rasti ka ndodhur në Fushë-Kosovë, ku një grua ka kanosur një burrë.
E njëjta u dërgua në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për arsye se dyshohet se e kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njoftoi policia.