Një grua është gjetur pa shenja jete dje në Prizren.
Policia sot ka informuar se njësitë policore dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.”, ka bërë të ditur Policia. /TV Arbëria