Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në Lipjan, policia nis hetimet

Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në Lipjan, policia nis hetimet

Një grua është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Lipjan.

Viktima sipas policisë është gjetur e vdekur në banesën e saj.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, derisa policia është duke e hetuar rastin.

“Lipjan / 09.07.2024 – NN. Raportohet se në banesën e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.