Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona dyshohet se kanë dhunuar një grua në Prishtinë.
Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se rasti, sipas viktimës, ka ndodhur të premten (13 janar) rreth orës 22:30, derisa Policia tha se është duke kryer hetime.
Ende nuk është arrestuar asnjë person.
“Ankuesja femër ka informuar se dy persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë. Rasti është iniciuar si “dhunim”.
/TV Arbëria