Filmi më i ri regjisorit Ridley Scott e prezanton jetën dhe karrierën e bujshme të Napolonit, perandorit të Francës së para dy shekujve.
Rolin kryesor të liderit të Francës e luan aktori i njohur Joaquin Phoenix, duke filluar nga ngjarjet e Revolucionare te vitit 1789. Kurse atë të gruas së tij Josephine e luan Vanessa Kirby.
Përmbledhjet kryesore kritike për këtë krijim artistik kinematografik pohojnë se ai është i mbushur me aksione epike spektakulare rreth ngritjes se jashtëzakonshme dhe unike të Napolonit drejt majave të pushtetit, deri në vdekjen e tij në vitin 1821 në moshën 51 vjeçare.
Mirëpo, ajo që vlen të veçohet në këtë film, ka të bëjë me kapjen e udhëtimit të pandalshëm të Napolonit drejt këtij sundimi nëpërmjet prizmit të raportit shpërthyes dhe të varur (addictive) me njërën nga dashuritë e tij të njëmendta Josephine, si dhe duke ndërthur këtë botë pasiononte me vizionet e tij militare dhe taktikat politike kundër disa prej betejave praktike dhe dinamike që e karakterizuan atë epokë të vrullshme.
Pra një pasqyrim i pasioneve, dashurisë, ngritjes, sundimit dhe rënies së njërit prej personaliteteve më të rëndësishme historike të botës.
Aktori Phoenix po ashtu kishte luajtur kohë më parë në filmin “Gladiatori”, nën drejtimin e të njëjtit regjisor. Kurse ai e ka fituar çminim Oscar për rolin e “Joker-it” në vitin 2019.(CNN)
/TV Arbëria