Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Një festival ndërkombëtar po mbahet në Suharekë, kryetari jep detaje

Një festival ndërkombëtar po mbahet në Suharekë, kryetari jep detaje

Komuna e Suharekës ka organizuar Festarin, në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi”.

Përpara pjesëmarrësve, kryetari Bali Muharremaj deklaroi se është i lumtur që një festival i tillë i dha frymë pozitive qytetit.

E pas këtij tubimi, Muharremaj njoftoi se Suhareka do të jetë nikoqire e një festivali ndërkombëtar, më 19 tetor.

Bëhet fjalë për festivalin e personave me aftësi të kufizuara, për të cilin Muharremaj u shpreh se e pret me padurim.