Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Një fëmijë goditet nga vetura në Vitomiricë të Pejës, dërgohet në Spital për trajtim

Një fëmijë goditet nga vetura në Vitomiricë të Pejës, dërgohet në Spital për trajtim

Një fëmijë ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes një veture dhe një këmbësori në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot, rreth orës 12:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë- Pejë Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një këmbësor (fëmijë). Si pasojë e aksidentit, fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.”, ka deklaruar Rugova.