Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Një e mitur me të meta mendore rrëmbehet në Deçan, kalimtarët e ndjekin dhe e shpëtojnë – i dyshuari në arrati

Një e mitur me të meta mendore rrëmbehet në Deçan, kalimtarët e ndjekin dhe e shpëtojnë – i dyshuari në arrati

Policia në orët e vona të së premtes ka marrë një informatë se një vajzë është rrëmbyer në Shaptej të Deçanit.

Sipas ankuesit dhe dëshmitarit, vajza e mitur me të meta mendore ishte rrëmbyer nga një i dyshuar pranë shtëpisë së saj.

Pasi i janë vënë pas, ata kanë arritur ta ndalin veturën dhe ta marrin viktimën, të cilën më pas e kanë dërguar në shtëpi.

Sipas policisë, i dyshuari është arratisur ndërsa vetura me të cilën dyshohet se kishte kryer rrëmbimin, është gjetur e braktisur 3 km nga vendi i ngjarjes.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor, e njëjta nuk ka pasur lëndime fizike sipas raportit të mjekut, por vetëm shqetësim. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së