Ish-finalistja e Big Brother Vip Kosova, Juliana Nura e njohur si Xhuli për publikun, edhe pas daljes nga ky reality show, ka mbetur një ndër banoret më të komentuara, shkruan TV Arbëria.
Ajo së fundmi ka dhënë një intervistë për TV Arbëria, e cila ka folur për planet e saj, dhe rutinën e saj ditore.
Xhuli tregon se tashmë shumicën e kohës e kalon në Kosovë, e sidomos tregon se i ka të shpeshta ecjet në parkun e Gërmisë, e që për të kjo lidhet edhe me mirëqenien e shëndetit mendor.
“Prej se kam ardh në Kosovë, që u zhvendosa më shumë kohën e shpenzoj në Kosovë, sesa në Angli ose Zvicër, çdo vikend mundohna të shtuneve, të premteve me ardh këtu me vrapu me qenin edhe të dieleve zakonisht jam në majat më të larta të shqiptarisë, do të thotë bëj hiking shumë. Po Gërmia është një vend i qetë i mirë, edhe tash në vjeshtë lulëzon ndryshe, ka ngjyra të ndryshme, kështuqë, për mu është shëndeti mendor mbi të gjitha”, ka thënë Xhuli.
Parkun e Gërmisë, Xhuli e ka përdorur edhe për ushtrime, por përshkak të angazhimeve të mëdha tregon se aktualisht nuk është trajnere e fitnesit, pasi ajo është duke punuar për të hap fabrikën e piteve të Xhulit.
“Ka kohë që nuk punoj si trajnere e fitnesit përshkak të angazhimeve që tash jena tu e ba fabrikën e piteve të Xhulit, e biznese tjera, edhe angazhimeve në televizion. Unë për veti e përdori, dikur e kom përdor edhe për klientet e mija, kur kam qenë verës tre muaj në Kosovë”, ka thënë Xhuli për TV Arbëria.
Sipas Xhulit populli i Kosovës duhet të edukohet, rreth mbajtjes së pastërtisë, si dhe thotë se Qeveria duhet të investojë më shumë në parqe.
“Tek ne duhet me investu pak më shumë dhe duhet me pas kulturë së pari populli jonë, që mos e e gjujt bërllokun në tokë por qe ku janë shportat, e na hala kena nevojë me u eduku populli jonë dhe me u eduku Qeveria jonë për me nda fonde për me u majt parqet mirë, për shëndetin mendor edhe fizik të popullit të vet”, ka thënë ajo.
Intervista e plotë: