Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu ka bërë të ditur vetë KQZ, në njoftimin e secilës shtohet se, delegacioni ka përcjellë nga afër organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës dhe ka vizituar në Omaha selinë e ES&S-së, kompanisë më të madhe amerikane në fushën e teknologjisë zgjedhore, ku është njohur me pajisjet dhe zgjidhjet teknologjike për administrimin e zgjedhjeve.

Në njoftim shtohet se, delegacioni zhvilloi takim në Departamentin Amerikan të Shtetit me Amy Carnie, Drejtoreshë e Zyrës për Evropën Qendrore dhe Perëndimore.

Postimi:

-̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈

Delegacioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Erta 300×250
Gjatë vizitës, delegacioni ka përcjellë nga afër organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës dhe ka vizituar në Omaha selinë e ES&S-së, kompanisë më të madhe amerikane në fushën e teknologjisë zgjedhore, ku është njohur me pajisjet dhe zgjidhjet teknologjike për administrimin e zgjedhjeve.

Në Uashington D.C., delegacioni zhvilloi takim në Departamentin Amerikan të Shtetit me Amy Carnie, Drejtoreshë e Zyrës për Evropën Qendrore dhe Perëndimore dhe përfaqësues të Zyrës për Kosovën.

Gjithashtu, delegacioni u takua me zyrtar të lartë të Zyrës për Evropën Lindore dhe Euroazinë në Departamentin Amerikan të Tregtisë, ku u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes për avancimin e administrimit të zgjedhjeve në Kosovë përmes përdorimit të teknologjisë.

Delegacioni zhvilloi takim edhe me Bordin Zgjedhor të Distriktit të Kolumbias, ku u diskutua për praktikat e administrimit të zgjedhjeve dhe mundësitë e bashkëpunimit institucional.

Vizita synon shkëmbimin e përvojave, forcimin e bashkëpunimit institucional dhe avancimin e mëtejshëm të administrimit të zgjedhjeve në Kosovë përmes përdorimit të teknologjisë.