Në këtë takim kryesisht u diskutua për marrëveshjen e cila mundëson transferimin e një numri të caktuar të të burgosurve nga Danimarka në Kosovë.
Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Adnan Rrustemi, shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës për Kosovën.
Rrustemi tha se marrëveshjen për transferimin e të burgosurve e sheh si thellim të marrëdhënieve strategjike ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës.
Po ashtu, ai tha se me këtë marrëveshje Danimarka e ka vlerësuar Kosovën ndër vendet që më së shumti i respekton të drejtat e të burgosurve.
Lidhur me këtë marrëveshje u shprehen edhe anëtarët tjerë të këtij komisioni, të cilët kryesisht ngritën dilema se mos po shkelen të drejtat e të burgosurve.
Ndërkaq, kryetari i Komisionit për Legjislacion të shtetit danez, Steffen Larsen, falënderoi anëtarët e Komisonit për Legjislacion … për pritjen dhe për qëndrimet e tyre lidhur me këtë marrëveshje.
Gjatë diskutimeve, anëtarët e Komisionit për Legjislacion të shtetit danez shprehen qëndrime të ndryshme për këtë marrëveshje.
/TV Arbëria