Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Një burrë sulmon një grua në Rahovec

Një burrë sulmon një grua në Rahovec

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një grua.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur që ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 15:20 në rrugën “Xhelal Hajda”, në Rahovec.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër nga Kosova. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

/TV Arbëria