Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Një burrë sulmon dhe kanos me armë një të mitur në Llapushnik

Një burrë sulmon dhe kanos me armë një të mitur në Llapushnik

Në Llapushnik të Gllogocit, dyshohet se një burrë ka kanosur me armë dhe ka sulmuar fizikisht një të mitur.

Të dyshuarit i është sekuestruar një pistoletë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte kanosur me armë dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (i mitur). Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.