Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Një burrë sulmohet me armë zjarri nga dy persona në Leposaviq

Një burrë sulmohet me armë zjarri nga dy persona në Leposaviq

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka pësuar lëndime, pasi ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe me armë zjarri nga dy persona në Leposaviq.

Nëpërmjet raportit 24-orësh, policia ka njoftuar se viktima mashkull i Kosovës ka pësuar lëndime në kokë dhe këmbë.

“Viktima mashkull nga Kosova, me lëndime në kokë dhe këmbë, është paraqitur në stacionin policor Leposaviq dhe ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe me armë zjarri nga dy persona të dyshuar”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.

Ndërkaq, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

/TV Arbëria