Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Rajoni > “Një botë shqiptar” – momenti kur Vuçiqit i humbi durimi, mori një paralajmërim nga ShBA-ja

“Një botë shqiptar” – momenti kur Vuçiqit i humbi durimi, mori një paralajmërim nga ShBA-ja

Profesori i mirënjohur amerikan, Edward P. Joseph, është sulmuar ashpër nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Vuçiq, në një paraqitje televizive në TV Prva, ka ofenduar Jospehin të cilin e ka quajtur një “botë shqiptar” dhe një “plak” që merr shumë para shqiptare.

“Unë nuk i shmangem të them të vërtetës dhe e gjithë kjo e shqetëson atë [Edward Josephin]”, kishte thënë Vuçiq.

Për këtë deklaratë të presidentit të Serbisë ka reaguar edhe Byroja për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike e Departamentit të Shtetit.

Taktikat e pista, të tilla si ato të përdorura kundër Edward Joseph, nuk kanë vend në shoqëritë demokratike, thuhej në një reagim të Departamentit të Shtetit.

“Zërat e pavarur dhe organizatat e shoqërisë civile promovojnë llogaridhënien dhe transparencën. I vlerësojmë ata që po ndërtojnë një shoqëri të paqes në Ballkanin Perëndimor”, shkruhet në postimin e tyre në Twitter me një foto të të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe Edward Joseph. /TV Arbëria

Themes by WordPress