Një bombë shpërtheu sot në mëngjes pranë Qendrës Sportive në Cetinje të Malit të Zi.
Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur sot në mëngjes në një shpërthim bombe në Cetinje, pranë Qendrës Sportive, është njoftuar nga policia për portalin M.
Nga Drejtoria e Policisë është njoftuar se të gjitha ekipet policore të disponueshme janë në terren. Aktualisht po kryhet hetimi.
Antena M raporton se në vendin e ngjarjes ndodhet edhe kryetari i bashkisë, Nikola Djurashkoviq.