Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Të ndryshme > Një banane për mëngjes nuk mjafton

Një banane për mëngjes nuk mjafton

Pavarësisht se është një frut plot e përplot me lëndë ushqyese dhe i këshillueshëm për t’u ngrënë si nga të rriturit, por sidomos të vegjlit, bananja duhet të konsumohet e shoqëruar me ushqime të tjera në vaktin e parë të ditës.

Kjo për shkak se përmbajnë 25% sheqer natyral, që japin energji dhe të ngopin për momentin, por më pas të lënë në gjendje gjumi dhe lodhjeje. Dhe vetëm pak pas kohe do të ndiheni sërish të uritur.

Sipas dr. Daryl Gioffre, ky frut duhet të shoqërohet me yndyrna të shëndetshme për të mos humbur asgjë prej saj. Por përveç kësaj ka dhe disa anë negative, pasi shtojnë sheqerin dhe autmatikisht dhe nivelet e acidit.

“Në çdo formë që të konsumohet sheqeri, ai i nënshtrohet procesit të fermentimit, ashtu si birra dhe vera, dhe kthehet në acid dhe alkool në trupin tuaj. Kështu bllokohet sistemi digjestiv”, shpjegon dr. Gioffre.

Ndaj shoqërojeni me kos, gjalpë kikiriku do të ishte më mirë dhe erëza si kanella.

Themes by WordPress