Me datën 24.09.2024, rreth orës 20:30, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në rrugën ‘’Ramadan Rexhepi’’ në Ferizaj një person është vërejtur se posedon armë zjarri. Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin B. B (M/K), i moshës 76 vjeçar, tek i cili kanë gjetur arma e zjarrit ( pistoletë) me tre fishekë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar dhe rasti është iniciuar për procedurë të rregullt hetimore , ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit me fishekë.