Një 24-vjeçar sot rreth orës 15:00 është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën Sefedin Laqi në Prizren.
Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Policia dhe Prokuroria kanë filluar hetimet dhe po trajtohet si hetim i vdekjes.
“Policia e Kosovës rreth orës 15:00 ka pranuar një informatë se në rrugën “Sefedin Laqi” gjendet një person pa shenja jete. Në lidhje me këtë rast njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se në një dhomë të shtëpisë gjendet një trup i pajetë. Viktima është mashkull i lindur më 1999, por afër tij u gjendë edhe një armë zjarri. Në këtë rast Policia dhe Prokuroria kanë filluar hetimet dhe po trajtohet si hetim i vdekjes”, tha Gashi.