Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Një 20-vjeçar dhunohet seksualisht nga dy të burgosur në Burgun e Dubravës, Prokuroria jep detaje

Një 20-vjeçar dhunohet seksualisht nga dy të burgosur në Burgun e Dubravës, Prokuroria jep detaje

Në media pasditen e sotme është raportuar se një 20-vjeçar i burgosur është dhunuar seksualisht nga dy të burgosur tjerë në Burgun e Dubravës.

Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Pejës.

Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi ka thënë se rasti ka ndodhur javën e kaluar.

Ai bëri të ditur se Prokurori i Shtetit ka kërkuar të bëhet ekzaminimi mjekësor dhe janë në pritje të raportit për të marrë veprimet e mëtejshme.

“Rasti ka ndodhur javën e kaluar, është raportuar këto ditë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, ndërsa Prokurori i Shtetit ka kërkuar që të bëhet ekzaminimi mjekësor dhe jemi në pritje të raportit për të marrë veprime të mëtutjeshme”, tha Nikçi.