Qendra Klinike Universitare e Sarajevës dhe Ministria e Shëndetësisë njoftuan për vdekjen e një vajze 16-vjeçare e cila humbi jetën pesë ditë pas komplikimeve të shkaktuara nga nxjerrja e dhëmbit, shkruan Klix.
Ata thonë se menaxhmenti i spitalit dhe ministria kanë kërkuar një mbikëqyrje të brendshme profesionale të trajtimit të pacientes për të përcaktuar të gjitha faktet dhe rrjedhën e trajtimit.
Është kryer edhe autopsia e cila do ta tregojë shkakun e saktë të vdekjes së 16-vjeçares.
Sipas informacioneve të para, 16-vjeçarja ka kryer një procedurë dentare në një ordinancë private dhe pas kësaj gjendja e saj papritur është përkeqësuar.
Më pas ajo u shtrua në Qendrën Klinike të Universitetit të Sarajevës, ku edhe vdiq.