Pas takimit ndërmjet kryeministrit të vendit, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, ka ardhur një reagim nga partia Nisma Socialdemokrate.
Nga kjo parti po e cilësojnë si të pamatur dhe të dëmshëm veprimin e PDK-së duke theksuar se “amniston keqqeverisjen e brendshme të Albin Kurtit, por edhe legjitimon kursin e gabuar diplomatik të kësaj qeverie”.
“I pamatur e i dëmshëm, veprimi politik i cili në vete jo vetëm se amniston keqqeverisjen e brendshme të Albin Kurtit, por edhe legjitimon kursin e gabuar diplomatik të kësaj qeverie.
Kosovës i ka munguar zëri opozitar, andaj kërkesa për bashkërendimin e opozitës ka qenë natyrale, derisa hezitimi për të qenë pjesë e një fronti të bashkuar tanimë po deshifrohet me nxitimin e Memli Krasniqit, i cili para koordinimit me opozitën zgjodhi të dakordohet me Albin Kurtin” thuhet në reagim.
Tutje theksohet se shpërndarja e Kuvendit pa dorëheqje ose shkarkim të qeverisë është bartje e fajit nga qeveria te Kuvendi.