Kanë nisur punimet për realizimin e projektit “Stabilizimi i rrëshqitjes në rrugën R104 Klinë–Gurrakoc, km 1+200”, një investim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit në vlerë prej 373,614.26 euro.
Ndërhyrja do të kontribuojë në parandalimin e rreziqeve nga rrëshqitjet e dheut, duke krijuar kushte më të sigurta për qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që përmirësojnë sigurinë dhe cilësinë e rrjetit rrugor në të gjithë vendin.