Më në fund, pas vonesave disavjeçare, kanë nisur punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.
“Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite (komunalitë) janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
Stadiumi do të jetë i kategorisë 4 sipas standardeve të UEFA-s, duke përmbushur kushtet edhe për ndeshje ndërkombëtare.
/TV Arbëria