Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Nisin kërkimet për një person të zhdukur në Gjilan, në terren angazhohen edhe dronët

Nisin kërkimet për një person të zhdukur në Gjilan, në terren angazhohen edhe dronët

Ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim janë angazhuar në një operacion kërkimi në fshatin Bresalc të Gjilanit, pas raportimit për një person të zhdukur.

Sipas njoftimit zyrtar, kërkimet po zhvillohen me intensitet të lartë dhe në terren janë përfshirë edhe njësitë me dronë, për të mbuluar sa më shumë hapësirë dhe për të rritur efikasitetin e operacionit.

“Në terren po punon edhe njësia jonë e dronave, duke mbështetur kërkimet nga ajri për të mbuluar sa më shumë terren në mënyrë efektive”, thuhet në njoftimin e Shoqatës.

Po ashtu, nga kjo shoqatë bëhet e ditur se kërkimi po vazhdon me përkushtim të plotë, ndërsa është shprehur mirënjohje për të gjithë vullnetarët dhe ekipet mbështetëse që po marrin pjesë në këtë mision human dhe profesional.

“Operacioni po vazhdon me përkushtim të plotë, dhe ne falënderojmë të gjithë vullnetarët që po kontribuojnë në këtë mision human dhe profesional”, thuhet më tej.