Kanë startuar tashmë dy ndeshjet jashtëzakonisht interesante të grupit F të Kampionatit Botëror, nga ku edhe do të dalin dy skuadra që do të kualifikohen në mesin e 16 skuadrave më të mira të këtij kompeticioni.
Maroku do të kërkojë që ta bëjë mrekullinë duke u kualifikuar tutje dhe këtë mund ta bëjë nëse e mposht Kanadanë për të përfunduar kështu si e dyta në këtë grup.
Vëmendja kryesore do të jetë në “Ahmad bin Ali Stadium”, aty ku zhvillohet përballja direkte ndërmjet Kroacisë dhe Belgjikës. Kjo e fundit është në një pozitë më të vështirë pas ka një pikë më pak dhe vetëm fitorja mund ta dërgonte në fazën tjetër.
Të dy ndeshjet kanë nisur nga ora 16:00. /TV Arbëria