I dyshuari 12 orë në pritje pranë klubit të golfit të ish-Presidentit Trump

Ndaj të dyshuarit për përpjekjen për të vrarë ish-Presidentin...

Mirena: Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër

Gazetari Ilir Mirena, ka thënë në “Pressing” të T7,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Nis zbatimi i udhëzimit për vërejtjet e kombinuara, duhanpirësit pesimistë se do ketë efekt

Extra AL PVC

Ka filluar zbatimi i Udhëzimit Administrativ për Vërejtjet e Kombinuara në pakot e duhanit. Derisa në kryeqytet hasen pako që zbatojnë udhëzimin, gjenden ende disa të vjetra e kjo si shkak i një afati gjashtë mujor të periudhës që konsiderohet tranzicionale. Nga Qendra për Zhvillim dhe Avokim në Kosovë thonë se ky vendim do ketë efekt në uljen e numrit të duhanpirësve, por këta të fundit janë skeptik në ndikim

Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori.

Tanimë, në territorin e Kosovës nuk mund të hyjnë pako të duhanit të cilat nuk përmbajnë fotografi ilustruese të efekteve negative të duhanpirës dhe vërejtjeve me shkrim.

Pakot e disa prej tyre tanimë kanë të mbuluar 65 për qind të faqes me vërejtje të kombinuara, ashtu siç parasheh udhëzimi.

Por në treg gjinden ende pakot e vjetra.

“Duhet me patjetër të kenë foto dhe vërejtje të kombinuara. Që të mos kemi konfuzione, në treg mund të gjinden gjithsesi paketime që nuk i përmbajnë vërejtjet sepse është dhënë një afat prej 6 muajsh që të shpenzohen produktet të cilat gjenden në treg, që kanë hyrë në Kosovë para një shtatorit. Por nga marsi 2025, nuk lejohet aspak qarkullimi i pakove të duhanit, pa vërejtje”, tha Shkumbin Spahiu, zyrtar në Qendrën për Zhvillim dhe Avokim në Kosovë

Spahiu vlerëson se koha prej gjashtë muajsh është e mjaftueshme për përshtatjen e këtij ndryshimi në treg, e ka bindjen se vendimi do ta tregojë efektin e vet.

“Kjo masë është jashtëzakonisht e dobishme për të ulur numrin e konsumuesve të duhanit sidomos parandalimi i konsumimit të duhanit nga moshat e reja të cilat fillojnë të eksperimentojnë. Gjithashtu, studimet nga vendet që aplikojnë këto masa kanë ndikuar te duhanpirësit për ta lënë ata. Ne besojmë se do ndikojë në përmimsimin e shëndetit publik në Kosovë”, tha ai.

E megjithatë, qytetarët janë të ndarë në mendime nëse do të ketë ndikim në uljen e duhanpirësve ky ndryshim në pako cigaresh.

“Besoj se transformimi i pakove dhe vendosja e fotove në to e parandalon mosnisjen e duhanit nga të rinjt dhe ata që duan të nisin konsumimin e duhanit por për duahnpirësit, s’besoj se do luaj rol të madh në at drejtim”, tha nje qytetar

“Duhanin e konsumoj qe 30 vjet. Jo, s’do e lë. Kush e ka pasur ndërmend t’ia nisë fotot nuk do ta prandalojnë. E gjeneratat e reja mos t’ia fillojnë, si me foto si pa to”, tha nje tjetër.

Televizioni ka pyetur edhe Doganën e Kosovës lidhur me sasitë e pakove të duhanit që i përmbahen udhëzimit e që kanë hyrë në territorin e Kosovës nga kjo datë, por nga e njëjta nuk ka pranuar përgjigje.

Sipas udhëzimit administrativ tanimë të hyrë në fuqi, të gjitha produktet e duhanit të cilat qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës, 6 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, duhet të përmbajnë vërejtje shëndetësore të përcaktuara në këtë Udhëzim Administrativ, në të kundërt qarkullimi i tyre ndalohet.

Vërejtja e kombinuar në anën e përparme duhet të jetë në gjuhën shqipe dhe në anën e pasme duhet të jetë në gjuhën serbe.

Ajo duhet të mbulojë 65% të sipërfaqes së dukshme të anës së përparme dh 65 për qind të sipërfaqes së dukshme të anës së pasme të paketimit njësi dhe të çdo paketimi të jashtëm.

spot_img

Të fundit

Sulmet ajrore izraelite vrasin 16 njerëz në Gazë, thonë zyrtarët palestinezë

Zyrtarët palestinezë kanë thënë se sulmet ajrore izraelite i...

I dyshuari 12 orë në pritje pranë klubit të golfit të ish-Presidentit Trump

Ndaj të dyshuarit për përpjekjen për të vrarë ish-Presidentin...

Mirena: Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër

Gazetari Ilir Mirena, ka thënë në “Pressing” të T7,...

Ministrja gjermane për Evropë: Bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit, Qeveria të angazhohet për zgjidhje

Ministrja e Gjermanisë për Evropë, Anna Luhrmann, ka deklaruar...

Sulmet ajrore izraelite vrasin 16 njerëz në Gazë, thonë zyrtarët palestinezë

Zyrtarët palestinezë kanë thënë se sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë 16 njerëz në Rripin e Gazës të hënën, përfshirë pesë gra dhe katër...

I dyshuari 12 orë në pritje pranë klubit të golfit të ish-Presidentit Trump

Ndaj të dyshuarit për përpjekjen për të vrarë ish-Presidentin Donald Trump u ngritën akuza për armëmbajtje në një gjykatë federale të hënën, një ditë...

Mirena: Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër

Gazetari Ilir Mirena, ka thënë në “Pressing” të T7, se Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër. Ai gjatë emisionit ka debatuar me analistin...