Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Nis vaksinimi, COVID “kthehet” me gripin

Nis vaksinimi, COVID “kthehet” me gripin

Simptoma të gripit sezonal nuk patën, por vaksinimit iu përgjigjen pozitivisht.

Për këtë të fundit, të moshuarit po ia mësyjnë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Gani Demolli” në kryeqytet, raporton Klan Kosova.

Injektimin që e marrin më qëllim të mbrojtjes nga gripoza, që këta muaj ka pasur rritje të të prekurve,  po e vlerëson jashtëzakonisht të dobishme një qytetar, i cili tha se kjo po e ndihmon që ta kalojë gripin më lehtë.

Personat mbi 65 vjeç, për këtë vaksinë i inkurajoi edhe IKShPK-ja, të cilët rekomanduan edhe bartjen e maskës në turma, larjen e duarve, ajrosjen e shtëpisë e qëndrimin në shtëpi në rast të gripit.

Ndaj këtij virusi, që ka simptoma të njëjta me COVID-19, sipas kryeshefit të QKMF-së Valdet Hashani, ka pasur interesim për vaksinim.

Sipas IKShPK-së, në periudhën 16-29 tetor kanë rezultuar 3 raste pozitive më COVID-19.

Siç u bë e ditur, kjo vaksinë veç nga personat mbi 65 vjeç, rekomandohet të merret edhe nga punëtorët shëndetësorë, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe imunitet të dobët, si dhe fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç.

Powered by WordPress