Arbëria TV

Nis seanca e përbashkët në mes Kosovës dhe Shqipërisë - Arbëria TV

Nis seanca e përbashkët në mes Kosovës dhe Shqipërisë

Deputetët shqiptarë kanë mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ku dhe ka nisur seanca e përbashkët. I pranishëm në këtë mbledhje është edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Pak para takimit ai ka zhviluar takim me Kurtin e Konjufcën. 70 ligjvënës do të jenë nga Kuvendi i Kosovës dhe 60 të tjerë nga Kuvendi i Shqipërisë.