Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Nis protesta para Ministrisë së Mjedisit kundër ndalimit të shërbimeve ndërtimore në Rugovë

Nis protesta para Ministrisë së Mjedisit kundër ndalimit të shërbimeve ndërtimore në Rugovë

Ka nisur protesta para objektit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit për pezullimin e mallrave dhe shërbimeve ndërtimore në Rugovë.

Protesta po organizohet organizohet nën moton “Rugova nuk hesht – Rugova kërkon drejtësi!”.

Protestuesit po mbajnë pankarta në duar “Stop padrejtësive ndaj trevës së Rugovës”, “Zhvillimi nuk është krim”, “Rugova jashtë parkut”, e të tjera.

Ndërsa, është bërë e ditur se pas ministrisë protestuesit do të shkojnë tek Qeveria./EO/