Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Nis përballja mes Kosovës dhe Zvicrës në “Fadil Vokrri”

Nis përballja mes Kosovës dhe Zvicrës në “Fadil Vokrri”

Në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka nisur ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Sipas formacionit të publikuar, në portën e Kosovës do të jetë Aro Muric. Pjesë e formacionit startues janë edhe Aliti, Rrahmani, Dellova, Gallapeni, Vojvoda, Hoxha, Rexhbeçaj, Muslija, Asllani dhe Muriqi.

Sonte sfidues mbetet moti, ku reshjet e shiut nuk janë ndalur që nga mëngjesi.

Trajneri Franco Foda ka nënvizuar rëndësinë e një paraqitjeje solide dhe formën shumë të mirë të disa prej futbollistëve, me theks të veçantë te Fisnik Asllani, i cili po shkëlqen me gola dhe lëvizje vendimtare në hapësira të ngushta.

Kosova ka siguruar fazën “playoff” për kualifikime në Kupën e Botës 2026 dhe kundër Zvicrës vetëm një rezultat prej gjashtë golave epërsi do të siguronte direkt një biletë për Kampionatin Botëror.

Aktualisht, skuadra e Granit Xhakës mban kreun me 13 pikë, ndërsa Kosova ndodhet në vend të dytë me 10 pikë.