Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të caktohet seanca e re plenare.
Në rend të ditës për shqyrtim janë një sërë pikash, mes tyre edhe projektligje.
Ndërkaq, do të shqyrtohen edhe disa pika nga seancat e kaluara plenare.
Në mes të tyre është paraparë që të mbahet interpelanca e shtyrë me kryeministrin Albin Kurti mbi çështjen: “Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.
/TV Arbëria