Qëkur Memli Krasniqi dha dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së, ka nisur një debat i vërtetë brenda partisë: kush do të jetë i pari i partisë?
Tani ka nisur lufta për karrigen kryesore! Enver Hoxhaj i ka bërë ftesë publike Bedri Hamzës për një debat televiziv javën e ardhshme dhe thotë: ‘Hajde, të vendosim një standard të ri!’
Hoxhaj kujton se ka mbajtur PDK-në në këmbë pas arrestimeve të liderëve të mëparshëm. Ai shton se ky udhëheqje ishte një amanet moral nga ish-kryetari Kadri Veseli, që i kërkoi ta drejtonte partinë në ato kohë të vështira. Veseli e konsideroi Hoxhajn si njeriun më të duhur për të ruajtur unitetin dhe stabilitetin e PDK-së.
Hoxhaj kërkon tani një garë të hapur dhe serioze, jo vetëm mbështetje nga disa njerëz të ngushtë në parti, dhe thotë se PDK-ja duhet të jetë e fortë dhe të sjellë ndryshim të vërtetë. Dhe sipas tij, nëse do të ishte vetë kryetar deri tani, nuk do të kishte krizë!
Hoxhaj gjithashtu ka kërkuar se konventa e PDK-së e caktuar më 17 nëntor duhet të shtyhet sepse sipas tij “një parti serioze nuk mund të mbajë një konventë politike dhe përmbajtësore në një kohë kaq të shkurtër”
Në anën tjetër pdk thotë: “Me statut të partisë, konventa duhet të mbahet brenda 5 ditësh, mirëpresim garën e brendshme”. /TV Arbëria