Kryeministri tajlandez ka thënë se 12 shtetas të tij të mbajtur peng nga Hamasi në Gaza janë liruar.
Ai ka thënë se zyrtarët e ambasadës kanë shkuar për t’i marrë, por nuk tregoi ku ishin pengjet.
Lirimi i shtetasve tajlandezë nuk ishte pjesë e marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit të ndërmjetësuar nga Katari.
Pritet lirimi i 13 izraelitëve.
Shtetasit amerikanë nuk pritet të jenë në mesin e grupit të parë të pengjeve që do të lirohen këtë të premte nga Gaza.
/TV Arbëria