Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > ​Nis intervistimi i Haki Abazit nga Prokuroria Speciale

​Nis intervistimi i Haki Abazit nga Prokuroria Speciale

Ka nisur intervistomi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi lidhur me deklaratat e tij për rastin Dehari.

Pas akuzave të hedhura në drejtim të kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së drejtësisë Albulena Haxhiu ditë më parë nga deputeti i LVV-së Haki Abazi, në lidhje me zhdukjen e mostrave të aktivistit të vetvendosjes Astrit Dehari, sot ka fillu intervistimi i tij në lidhje me deklaratat e bëra Prokuroria Speciale

Në dhjetor të vitit të kaluar në Institutin e Mjekësisë Ligjore janë zhdukur mostrat e rastit, Astrit Dehari. Këtë e kishte bërë të ditur vetë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

E të enjten në një konferencë për medie, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi tha se duhet të kërkohen video-incizimet për zhdukjen e mostrave të rastit Dehari. Sipas tij, Prokuroria duhet të intervistojë kryeministrin, Albin Kurti, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun etj.

/TV Arbëria

Powered by WordPress