Nisi heqja e barrikadës edhe në Zupç, barrikadë kjo që ka qenë e vendosur në rrugën që çon për në pikën kufitare në Bërnajk.
Barrikada më e madhe e vendosur në Rudarë, nga grupe të caktuara kriminale, dje është larguar nga vetë ata që i kanë vendosur.
Shumica e barrikadave ishin vendosur njëzet ditë më parë për shkak të arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq, që dyshohet për terrorizëm, i cili me urdhër të Gjykatës është liruar në arrest shtëpiak.
Ndryshe, serbët për herë të parë kanë ngritur barrikada në shenjë proteste në vitin 2011 për të kundërshtuar shtrirjen e pushtetit të autoriteteve kosovare në atë pjesë të vendit. Që nga atëherë, barrikadat janë simbol i tensioneve dhe destabilitetit në veri të Kosovës.
/TV Arbëria