Ka nisur edicioni i 6-të i festivalit kulturor “Camping Fest”, në Klinë.
Në hapje të festivalit ka marrur pjesë edhe kryetari i komunës, Zenun Elezaj.
Festivali do të jetë i hapur për gjashtë ditë rresht dhe në të do të marrin pjesë një numër shumë i madh i artistëve.
Njoftimi i plotë:
FILLON EDICIONI I VI I FESTIVALIT KULTUROR “CAMPING FEST” NË KLINË
Nën mbështetjen financiare të Komunës së Klinës, nëpërmjet thirrjes së Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit e nën organizimin e OJQ “ArtEko” filloi edicioni i VI i festivalit kulturor “Camping Fest” në Klinë.
Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj bashkë me drejtorin e DKRS-së, Driton Bardheci, morën pjesë në hapjen e këtij festivali kulturor, hapja e të cilit u bë në parkun e qytetit “Ilir Merturi”, i cili u bë vendtakim për shumë artistë, artdashës e qytetarë.
“Për gjashtë ditë me radhë do të ketë aktivitete të shumta kulturore si dhe do të prezantohet një program i pasur me muzikë në Dresnik, Klinë e Ujmirë.
“Camping Fest” promovon trashëgiminë̈ kulturore, zhvillimin e turizmit lokal, promovon gastronominë lokale e vendore” – ka thënë Elezaj.