Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Niq Krasniqi: Disa juristë po e keqinterpretojnë Kushtetutën e Kosovës për zgjedhjen e Presidentit

Niq Krasniqi: Disa juristë po e keqinterpretojnë Kushtetutën e Kosovës për zgjedhjen e Presidentit

Juristi Niq Krasniqi ka reaguar përmes një shkrimi publik lidhur me procedurën për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, duke akuzuar pushtetin për keqpërdorim të afateve kushtetuese dhe bllokim të procesit.

Sipas tij, Kushtetuta e Kosovës e rregullon qartë këtë proces përmes neneve 82 dhe 86. Ai thekson se zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, ndërsa procedura për zgjedhje mund të zgjasë deri në 60 ditë.

Duke iu referuar mandatit të presidentes Vjosa Osmani, i cili përfundon më 4 prill 2026, Krasniqi thotë se afati i fundit për zgjedhjen e presidentit ka qenë 5 mars 2026, ndërsa procedura për zgjedhje duhej të kishte filluar më së voni më 2 shkurt 2026.

Ai pretendon se këto afate janë shkelur me qëllim të bllokimit të procesit politik dhe i ka bërë thirrje Gjykata Kushtetuese e Kosovës që të reagojë sa më shpejt.

Sipas Krasniqit, Gjykata Kushtetuese duhet ose ta refuzojë kërkesën e paraqitur nga Levizja Vetëvendosje si të pabazuar, ose të japë një aktgjykim sqarues për interpretimin e neneve 82 dhe 86 të Kushtetutës.